Ligji detyron dhe La Liga përgjigjet. Institucioni që organizon kampionatin spanjoll ka bërë publike limitet e secilit klub për rrogat dhe shpenzimet e ndryshme që kanë të bëjnë me lojtarët (limite salarial). Këtu përfshihen rrogat fikse, shpërblimet, sigurimet shoqërore, shpenzime për blerje lojtarësh (përfshi pjesën e agjentëve), ndërsa kjo vlen në çdo nivel, nga ekipi i parë, deri tek akademitë.
Në krye, me mundësinë më të madhe për të shpenzuar është Barcelona me 507.2 milionë euro, ndjekur nga Reali i Madridit me 499.7. Shumë të shkëputur klubet e tjerë, me Atletikon e Madridit që përpiqet t’u rrijë sa më pranë gjigandëve, me limitin e saj prej 238 milionë eurosh. Shumë më prapa të tjerët. Sevilja më pak se 160 milionë, Valencia 113 milionë, Vijarreal 87 dhe Atletik Bilbao 68 milionë euro. E tillë është diferenca në ligën spanjolle.
Sfidanti.al