Transferimi rekord i Nejmarit për te PSZH-ja ka ngjalur një eufori të madhe midis tifozëve të këtij klubi parisien, kështu që nuk është habi se është shitur një numër rekord bluzash me emrin e numrin e tij. Qysh ditën e parë, mbas shpalljes zyrtare të transferimit të tij, klubi shiti mbi 10 000 bluza mr nr.10 të Nejmarit, ndërsa brenda 30 ditësh – 120 000 të tilla! Bluzat e shitura sollën në arkën e PSZH-së afro 10 milionë euro, ndërkohë që interesant është fakti se shitja e bluzave të PSZH-së është rritur 75 për qind në krahasim me vjet.
Në “Parkun e Princave” janë të shqetësuar se do të mund të gjenden në një situatë, kur nuk do të mund të përmbushën kërkesat e tifozëve, duke pasur parasysh se porosia e radhës e bluzave do të realizohet në nëntor.
Sfidanti.al