Reali i Madridit do të blëjë një yll të Totenhemit për 100 milionë euro

Kristian Erikseni është një lojtar i shkëlqyer dhe shumë i kërkuar në tregun e futbollit. Ai është një nga futbollistët më të mirë të Totenhemit dhe të përfaqësueses së Danimarkës, ndërkohë që për të, deri tani, është interesuar Barcelona, por, sipas informacioneve më të fundit, ai vetë ka një dëshirë të madhe që të luajë me Realin e Madridit.

Sidoqoftë, Totenhemi kërkon për futbollistin danez 90-100 milionë euro, ndërsa thuhet se klubi “mbretëror” është gati të paguajë për të, pikërisht, 100 milionë euro. Siç dihet, Reali, deri tani, ka blerë nga Totenhemi, gjatë viteve, futbollistë të tillë, si Luka Modriç dhe Garet Bejl, për të cilin klubi madridas pagoi po aq, 100 milionë euro.

Erikseni ka pesë vite që luan në Premier Ligë, po tani, sikurse thotë edhe vetë, ai është gati për sfida të reja edhe më të forta, kështu që ai synon të luajë me kampionin e trefishtë të Evropës.

Sfidanti.al