Grizman heq “jorganin” : E ardhmja ime do të vendoset para Botërorit

Kjo javë do të jetë vendimtare edhe futbollistin e përfaqësueses së Francës dhe të Atletikos së Madridit, Antoan Grizman, emri i të cilit, së fundmi, është lidhur mjaft me Barcelonën. Që nga përfundimi i sezonit të kaluar, po flitet për transferimin e tij për te klubi gjigant katalonjas dhe, sikurse ka thënë ai disa herë gjatë kohëve të fundit, për të ardhmen e vet ai do të vendosë para ndeshjes së parë të Francës në Kupën e Botës.

“E ardhmja ime do të vendoset para ndeshjes Francë-Australi, kjo është dëshira ime”, vuri në dukje shkurt ky sulmues i shkëlqyer. Sidoqoftë, Atletiko e Madridit nuk ka aspak dëshirë që ta lejojë atë që të ikë, duke i ofruar një pagë edhe më të lartë, nëse ai do të qëndrojë në “Vanda Metropolitano”. Megjithatë, fitimi i trofeve të reja është për të një sfidë e madhe dhe, kështu, ai ka arsye të forta që të largohet nga klubi i “jorgaxhinjve”.

Sfidanti.al