Reali i Madridit pa Benzeman në fillim të vitit 2018

Problemet e trajnerit Zinedin Zidane me dëmtimet e lojtarëve të tij do të jenë të pranishme edhe në fillim të vitit të ardhshëm 2018, ndërkohë që Karim Benzema, edhe pse pauzoi një kohë të caktuar, tani, po ankohet për dhimbje në këmbën e djathtë. Kontrolli i detajuar tregoi se ai ka një problem me bicepsin dhe, kështu, ka nevojë që të pushojë, të paktën, 15 ditë. Kjo do të thotë se Benzema nuk do të jetë në gjendje që të luajë në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Numansias, si edhe në ndeshjet e Primerës me Seltën dhe Vilarealin.

Lajm i mirë për “mbretërorët” është se Garet Bejli, tani, ndodhet në një formë shëndetësore 100 përqindshe që të luajë, kështu që ka shumë të ngjarë që Zidane të vendosë në favor të një formacioni të parë me Ronaldon dhe Bejlin në sulm, të mbështetur nga Isko.

Sfidanti.al