Kërkesat e Ozilit që e “bllokojnë” fare Barcelonën

Duket se ka dështuar përpjekja që Mesut Ozili të shpërngulet për në “Kamp Nou”, megjithëse ka pasur paralajmërime se ky mesfushor mjaft i mirë aktual i Arsenalit që, në të kaluarën, ka luajtur edhe me Realin e Madridit, do të mund të kalonte te klubi katalonjas i Barcelonës. Megjithatë, ky transferim, tani, duket shumë larg në horizont.

Sipas medias spanjolle, Ozili kërkon një pagë vjetore prej 19 milionë eurosh që, për momentin, është shumë për Barcelonën. Por ka edhe një problem tjetër më të madh; ky futbollist i  përfaqësueses gjermane kërkon garanci nga trajneri Ernesto Valverde që të jetë standard në formacionin e parë të Barcelonës, duke pasur parasysh se, gjatëverës së ardhshme, do të zhvillohet kampionati botëror në Rusi dhe ai do që të jetë në top formë. Një kërkesë e tillë, sikurse thuhet, është e papranueshme për Barcelonën, kështu që duket se për Ozilin do të jetë më mirë që të nënshkruajë një kontratë të re me Arsenalin.

Sfidanti.al