Guardiola me teori interesante për Van Dajkun

Pep Guardiola e lavdëroi Nikolas Otamendin, duke e cilësuar atë si një nga lojtarët kyç që ka një meritë kryesore për serinë e gjatëtë fitoreve të njëpasnjëshme (18) që ka arritur, gjatë këtij sezoni, Mançester Siti në Premier Ligë. Sidoqoftë, Guardiola ishte i detyruar që të fliste edhe për disa çështje të tjera lidhur me ekipet rivalë dhe temat që janë aktuale në Angli.

Virxhil Van Dajku u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit me transferimin e tij me vlerë prej 75 milionë sterlinash nga Sauthemptoni te Liverpuli, kështu që edhe Guardiola u prononcua lidhur me këtë çështje, duke deklaruar:

“Nëse Van Dajku do të luajë në një nivel të lartë gjatë 6,7 ose 8 viteve të ardhshëm, atëherë, ai do ta justifikojë çmimin e lartë që u pagua për të dhe nuk do të konsiderohet mësi një ‘prokukt’ i shtrenjtë, por, nëse nuk do ta justifikojë veten, atëherë, po, ai do të konsiderohet si shumë i shtrenjtë. Kur Xhon Stounsi erdhi këtu, të gjithë thonin se ai ishte shumë i shtrenjtë, kurse tani, duke luajtur mirë, ai ka dalë se paska qenë i lirë për neve”, deklaroi Guardiola.

Sfidanti.al