Kanë lindur mënyra të tjera për t’u marrë edhe me futbollin, ndonëse kjo gjë duket si një “shpikje” mediatike, më shumë sesa e vetë klubit. E përditshmja “Marka” shkruan se është në kërkim të një shoku për Karim Benzemanë, për një numër 9 të Realit të Madridit, dhe se për këtë ka përdorur inteligjencën artificiale. Natyrisht, nuk mund të jepet një emër, por janë karakteristikat që vlejnë, dhe sulmuesi duhet të jetë 21 vjeç. Në bazë të këtyre karakteristikave dalin 100 lojtarë nga të cilët mund të zgjidhet dhe i pari duket Gonsalo Ramos i Portugalisë dhe i Benfikës.
Sfidanti.al