Mançester Siti hodhi një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit kampion në Angli. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi 4-1 ndaj rivalit direkt, Arsenalit, duke u ngjitur në vendin e parë të renditjes në Premier Ligë. Heroi i ndeshjes ishte mesfushori Kevin De Brujne që realizoi dy gola dhe shërbeu një asist, ndërsa kampionët e Anglisë patën epërsi totale në fushën e tyre. Nuk mungoi të shënonte as sulmuesi kryesor i ekipit, Haland.
Me këtë fitore, Mançester Siti arriti në kuotën e 73 pikëve, duke qenë dy pikë prapa londinezëve, por duke pasur dy ndeshje më shumë për të luajtur deri në fund të sezonit. Siti ka mundësi të fitojë çdo trofe të madh këtë vit sepse është i kualifikuar edhe në gjysmëfinalen e Championsit, si dhe në finalen e Kupës së Anglisë.