Barcelona është në hall për rikthimin e Mesit

Dy nga lojtarët e marrë vitin e kaluar, Frenk Kesie dhe Kristensen, nuk janë dakord që të ulin rrogën për t’i bërë vend Lionel Mesit në skuadër. Barcelona ka nevojë që të ulë borderonë e rrogave me të paktën 180 milionë euro për të pasur mundësi që Mesi të kthehet nga Paris SG, edhe pse vetë argjentinasi do të ulë mjaft pretendimet. Gjithsesi, siç raportojnë mediat madrilene, dy nga futbollistët e ekipit nuk duan që të kenë ulje rroge.

Sfidanti.al