Pritet që marrëveshja të bëhet zyrtare këtë fundjavë, ndërsa hapi i parë është hedhur. Maurisio Poçetino dhe Çelsi kanë arritur një akord verbal që i lidh me njëri-tjetrin duke nisur nga vera. Argjentinasi do të bëhet trajner i Bluve të Londrës duke zëvendësuar Frenk Lampardin. Nuk dihet sakëtisht se çfarë kohëzgjatjeje do të ketë kontrata, ndërsa Poçetino vlerësohet për punën e bërë tek Totenhemi ku arriti finalen e Championsit në 2019.
Sfidanti.al