Reali ka Ronaldon, por pa Bejlin është ndryshe.

Reali ka Ronaldon, por pa Bejlin është ndryshe…Havier Mascherano beson se Real Madridi do ta ndjejë mungesën e Gareth Bejl në “El Clasico” .Ylli i “Los Blancos”, Gareth Bejl, do të mungojë të shtunën në “El Clasico”, ku Barcelona pret Real Madridin në “Camp Nou”.

Mbrojtësi i katalunasve, Javier Mascherano, thotë se Bejl është një lojtar shumë i rëndësishëm për Realin dhe se do të vërehet shumë mungesa e tij, pavarësisht se kanë lojtarë për ta zëvendësuar atë.“Ata kanë një skuadër të fuqishme dhe kanë të mbuluara gjitha pozitat”, tha fillimisht Mascherano.