Reali i Madridit nuk do të ndërhyjë ne merkaton e janarit

Merkatoja e muajit janar nuk do të sjellë ndryshime te skuadra e Realit të Madridit. Drejtori i Përgjithshëm i kampionëve të Spanjës dhe të Evropës, Hoze Anhel Sançez në një intervistë për portalin goal.com konfirmoi se nuk do të bëjnë asnjë lëvizje në sesionin e merkatos dimërore.

‘Nuk kemi asnjë plan për të bërë blerje futbollistësh në muajin janar-tha Sançez-kjo është e gjithë e vërteta’.

Me largimin e Moratës për te Çelsi në Spanjë u ngritën hipoteza të ndryshme për zëvendësuesin e mundshëm të tij që mesa duket do të mbeten në këtë kuadër, duke parë edhe vendosmërinë e klubit merenges për të mos bërë asnjë ndërhyrje.

Sfidanti.al