Reali futet i gjithi në rrjetë, e poston Ronaldo

Real Madridi ka humbur kreun e tabelës në La Liga, pas dy dështimeve – ndaj Valencias e Las Palmas

Por, duket se kjo tashmë i takon të kaluarës, të cilët u rikthyen furishëm ndaj Eibarit duke fituar 4:1 në mungesë të shumë lojtarëve: Ronaldo, Bale, Morata, Carvajal, Marcelo e Kroos.

Pavarësisht se janë një pikë prapa Barcelonës, Reali ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe Los Blancos do të luftojnë deri në fund për ta fituar titullin që i mungon që katër vite.

Atmosfera në stërvitje duket tejet e mirë, këtë e tregon edhe fotoja e postuar nga Cristiano Ronaldo në rrjetet sociale, ku bashkë me lojtarët është edhe trajneri Zinedine Zidane duke u argetuar.