A do të shohim vërtet përbindshin në “Kamp Nou”, 5 “thikat”

Tek  Barcelona diçka ka ndryshuar pas humbjes 4-0 në Paris. Pasi mbajtën zi kundër Leganesit në kampionat, ndeshje të cilën e fituan me shumë vështirësi 2-1, menjëherë pas disfatës së rëndë në 1/8 e finales në Champions League, katalunasit vendosën që të shpërthejnë në fushë, përballë kujtdo që i ka dalë përpara, duke e nisur me Atletico Madrid, një fitore 2-1 e merituar në transfertë, përpara se të bombardojnë me “breshëri” golash Sporting Gijonin (6-1) dhe Celta Vigon 5-0.

Me një llogari të shkurtër: 15 gola për 4 ndeshje pas natës së frikshme në Paris, një pafundësi realizimesh, e cila jep arsye për të besuar në një mrekulli, të mërkurën në mbrëmje. Prandaj, media spanjolle ka listuar 6 arsye pse Barcelona mund të besojë.

Ndryshimi taktik
Humbja 4-0 ndaj PSG-së tregoi se ndoshta skemës 4-3-3 i kishte përfunduar “oksigjeni”, prandaj trajneri Luis Enrique vendosi të ristrukturojë skuadrën me një format edhe më ofensiv, në një 3-4-3, në të cilën ka shtuar një Rafinha në korsinë e djathtë, i cili di ta bëjë mirë edhe rolin e sulmuesit të fshehur. Ndoshta, kjo lëvizje mund të rezultojë fatale dhe surprizuese edhe për PSG-në, prandaj trajneri i francezëve, Unai Emery, duhet ta studiojë mirë rivalin.

Messi
Pas ndeshjes së tij të përgjumur në Paris, Messi u kthye te ai i vërteti. Ai shënoi katër gola në humbjes nga PSG-, por mbi të gjitha, edhe njëherë tjetër, sportdashësit shijuan atë përbindëshin e pakapshëm me top në këmbë. Për këtë arsye, transalpinët janë të paralajmëruar.

Neymar
Një tjetër që duket se ka rigjetur gjurmët e tij, pas ndryshimit taktik është edhe Neymar. Me një lojtar pas shpinës së tij në 3-4-3 e Enriques, braziliani nuk ka më detyra mbrojtëse mbi shpatulla, duke e shpenzuar të gjithë potencialin e tij në sulm, duke rigjetur golat në dy ndeshjet e fundit.

Ribashkimi i grupit
Më në fund, Rafinha, Rakitic e Roberto… Në kohët e fundit duket sikur kishin humbur gjurmët, por në momentet e vështira ata nxorën në pah karakterin dhe cilësitë e tyre fantastike, duke i vënë në shërbim të skuadrës, të cilat i kanë dhënë një tjetër ritëm Barcelonës së fundmi. Të rilindur!

Çlirimi Luis Enrique
Vetë trajneri u shpreh i çliruar që mori vendimin për të ardhmen e tij, por fakti që ai do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit ka pasur një efekt pozitiv edhe te skuadra, e cila tani do kërkojë të luftojë edhe më shumë, për ta përshëndetur me trofe Luis Enriquen

Efekti “Camp Nou”
Kur ke një tifozëri si ajo e Barçës dhe një impiant që garanton gati 100 mijë të pranishëm, është e lehtë që të frikësosh kundërshtarët, prandaj përveçse nga Mesi me shokë, PSG-ja duhet të mos trembet edhe nga atmosfera e zjarrtë e “Camp Nou”.