Reali dhe Ronaldo duan të bëjnë “mea culpa-n” në Kupë ndaj Seltës

Nuk është gjë e lehtë të të prishet një seri e gjatë prej 40 ndeshjesh pa humbje. Dy pakujdesi në 5 minutat e fundit i kushtuan shtrenjtë Realit në Sevilje, por pa çdo stuhie ka një diell që rilind. Kristiano Ronaldo dhe yjet e tjerë madrilenë u panë të stërviteshin “qenshe” në kompleksin luksoz stërvitor, në sytë e trajnerit Zidan, ndërsa përgatiten për çerekfinalen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Seltës së Vigos.

Ronaldo, edhe pse u la pushim në dy ndeshjet e mëparshme të Kupës ndaj Seviljes, besohet se këtë herë do të jetë në fushë. Zidan e di se Reali mund të kalojë një moment krize psikologjike dhe se vetëm një sukses mund ta largojë atë. Do të jetë pikërisht përballja e sotme në “Bernabeu”, e para që nga disfata në “Sançez Pizhuan”, me “merengesit” që duan të nisin një tjetër sekuencë të gjatë pathyeshmërie, dhe, më pas, të forcojnë pozitat e lëkundura në kampionat.

Sfidanti.al