Mendoj që erdhi momenti që të vendos zërin tim tek shpirti im i brendshëm për t’ju përgjigjur pyetjes që deri diku më ka munguar:- Të flasësh apo të mos flasësh?
Gjithmonë kam menduar se kam qenë i suksesshëm ne karrierën time sportive 14-vjecare, falë talentit, mundit dhe sakrificës time. Por asnjëherë nuk me pëlqente te flisja për veten time. E megjithatë që të jem i sinqerte , kënaqesha kur dëgjoja te tjerët që flisnin me superlativa duke vlerësuar talentin tim, fantazinë ne lojë, teknikën, rrezikshmërinë për kundërshtarin, pasionin dhe dëshirën për të fituar gjithmonë. Dhe nuk ishte e lehte, mbasi u desh të sakrifikoja rininë time. U bera pjese e ekipit te te rriturve te ekipit te Vllaznisë qe ne moshën 16-vjecare, pjese e atij klubi ku luanin te famshmit Sabah Bizi, Din Zhega e të tjerë. Një fëmijë i imët me këmbe te holla që shumë shpejt do të jepte kontributin e tij te sukseset e këtij ekipi me vlera.
Ne zhvillimet e sotme te futbollit shqiptar bëhen shumë etiketime për legjendat e këtij sporti. Dhe me të drejtën e mendimit tim drejtoj pyetjen se çdo të thotë të të etiketojnë legjende te futbollit shqiptar, gjë të cilën unë personalisht nuk kam arritur ta marr këtë vlerësim. Ne perceptimin tim, te jesh legjende do te thote te jesh shume i suksesshëm. Dhe te jesh i suksesshëm në radhë të pare, duhet te kesh jetëgjatësi ne sport. Sepse nuk mund te jesh i suksesshëm me një, dy apo tre vite karriere sportive. Te jesh i suksesshëm do të thotë te kesh trofe mbi supe. Do te thotë te kesh qene pjese e ekipeve përfaqësuese te Shqipërisë. Do te thotë pse jo, te jesh shpallur futbollisti me i mire i vendit ndonjë vit. Pra te jesh legjende mbi bazën e evidencave dhe jo mbi bazën e një cope letre qe fatkeqësisht sot jepen nga FSHF si diplomat fallso mbas viteve 90-te, jepen me radhe e pa radhe, me merite e pa merite (problemi është për ato pa radhë e pa meritë të cilët janë më të shumtë).
Nga te gjitha sa përmenda me sipër, dua te evidentoj disa arritje te miat gjate karrierës time sportive:
- Fitues i Kupës Kampion i Shqipërisë me ekipin e Vllaznisë ne vitet 1978 dhe 1983.
- Fitues i Kupës se Republikës po me ekipin e Vllaznisë përkatësisht ne vitet 1979, 1981, 1987. Pra 5 trofe de facto.
– Lojtar i përfaqësueses së Shpresave dhe Kombëtares se Shqipërisë nga viti 1976 deri ne vitin 1984.
– Fitues i anketës: futbollisti më i mirë i Shqipërisë ( 10 sportistet me te mire te vitit )ne vitin 1983.
– Pjese e 11-shes me te mire te Vllaznisë ne 80 dhe 90 vite.
Dhe po mundohesha te beja paralelizmin me legjendat e shpallura nga zoti Duka dhe suita e tij në vitet e fundit, ku për shume prej tyre nuk mund t’i gjeja këto suksese. Prandaj dhe vendosa ta thyej atë idenë se njerëzit e suksesshëm më shumë degjojnë se flasin për veten e tyre. Por n.q.s. ne nuk flasim, shume gjëra do të mbeten të gabuara përgjithmonë, ku regresi do të dominojë progresin. Nga gjithë analiza ime, faktet janë të shumta për ato që kanë hyrë pa radhë dhe pa meritë. Pra o njerez, që të kesh atë copë letër që e ka humbë kuptimin e vërtetë te fjalës legjende, duhet qe te lëpish b…. e zotit Duka ose t’i ngjitesh atij si m.. mbas këpucës. Apeli im është:- Zoti Duka mos shperdoroni besimin e atyre qe ju kane dhënë mundësinë e detyrës qe mbani. N.q.s. nuk i dini kriteret e vlerësimeve, sepse helbete nuk keni pas asnjë lidhje me fushën e futbollit, zgjidhni njerëz te afte dhe te ndershëm ne pozicionet e institucionit qe drejtoni. N.q.s. është e qëllimshme, historia do t’ju dënojë sepse nje LEGACY nuk mund te shuhet nga individë te pandershëm. Gjithashtu hiqni dore nga praktikat e shëmtuara duke nderuar e vlerësuar njerëzit pas vdekjes per vlerat e meritat e tyre. Jepuni sodisfaksionin e vlerave te tyre sa janë gjallë.
Luan Vukatana
Futbollist i Vllaznise