Ivan Rakitiç është duke menduar largimin nga Barcelona, raportojnë mediat britanike. Mesfushori kroat ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Luis Enrike, dhe duket se duket se tashmë nuk e suporton dot këtë situatë, kështu që ka kërkuar “divorcin” me gjigantin spanjoll. Mançester Junitid është duke e vëzhguar më kujdes situatën e kroatit në “Camp Nou”.
Siç shkruajnë mediat në ishull, trajneri i “Djajve të Kuq”, Jose Murinjo është duke përgatitur një super ofertë për Rakitiçin. Thuhet se 28 vjeçari është i gatshëm të largohet nga “Blaugranat” dhe sipas të gjitha gjasave, e ardhmja e tij do të jetë në Premier League.