Atletiko Madrid nuk e ka pritur aspak mirë faktin që drejtues të Barcelonës kanë hyrë në kontakte me përfaqësuesit e Anuan Grizman. Klubi madrilen për këtë arsyye vendosi të denoncojë në FIFA klubin blaugrana i cili e kërkon me ngulm sulmuesin francez duke qenë se klazuola e kontratës së tij bëhet 100 milionë Euro në fund të sezonit.
‘Atletiko Madrid denoncoi Barcelonën për kontaktet e vazhdueshme me Grizman dhe njerëzit që e përfaqësojnë-tha një prej zëdhënësve të klubit spanjoll-Grizman është futbollist yni dhe ka një kontratë të rregullt me ne deri në vitin 2022
Sipas rregullores së FIFA, një klub nëse dëshiron shërbimin e një fubollisi të një skuadre tjetër do të duhet tqë fillimisht t’i drejtohet me shkrim klubit të cilit ai i përket përpara se të nisë tratativat. Për më tepër, një lojtar mund të nisë bisedimet me një skuadër tjetër vetëm nëse kontrata e tij me skuadrën aktiuale është vetëm 6 muaj larg datës së skadences. Në këtë pikë Barcelona mund të rrezikojë të dënohet me gjobë e deri të bllokimi në merkato.
Sfidanti.al