Ronaldo do vetëm të jetë i pari; tani pretendon të jetë futbollisti më i paguar në botë

Që Ronaldos nuk i pëlqen të jetë i dyti në renditje kjo tashmë është e qartë. Portugezi i Realit të Madridit nuk i pëlqën fakti që ka rënë nga maja e piedestalit të futbollistit më të paguar në botë duke qenë se është kaluar nga Mesi dhe Nejmar kështu që ai do të shfaqë pretendimet e tij tek drejtuesit e ‘Los Blancos’. Sipas të përditshmes Marca, tashmë Ronaldos nuk i majftojnë më trofetë po do të shtojë akoma më shumë pasurinë në llogarinë e tij bankare. Gjithnjë sipas ‘ Marca’, Ronaldo po tundohet shumë nga ideja që t’u kërkojë drejtuesve të Realit rritjen e pagës së tij në procesin e rinovimit të konmtratës në mënyrë që ai të jetë sërish në krye të listës.

Ronaldo e rinovoi kontratën në vitin 2016 dhe që nga ai moment ai nuk ka diskutuar më me drejtuesit e Realit për këtë cështje,kjo edhe për faktin se ajo skadon në 2021. Së fundmi 32 vjecari kishte lënë të kuptohet ne deklaratat e tij se ishte gati të provonte një eksperiencë të re në një kampionat tjetër, ndoshta për të mbyllur karrierën, por duke parë gjarjete fundit duket se ai ka ndërruar mendje.

Sfidanti.al