Sa të fshehtë Enrike Iglesias dhe Ana Kurnikova, u bënë prindër të 2 binjakëve

Enrike Iglesias dhe Ana Kurnikova kanë ditur ta ruajnë me xhelozi jetën e tyre private. Aq sa askush nuk e ka kupuar se ish tenistja ruse ka qenë shtatzënë. Dhe në fakt të gjitha mediat në orët e fundit kanë folur për këtë cift dhe për faktin se Ana Kurnikova dhe këngëtari spanjoll jjanë bërë prindër të dy binjakëve, një djalë e një vajzë të quajtur Nikolas dhe Lusi.

Sipas portalit TMZ, Kurnikova lindi në 16 dhjetor në Miami ku ajo banon së bashku me Enrike Iglesias. Për 9 muaj artisti dhe ish tenistja bukuroshe arritën të ruajnë këtë sekret, madje për këtë arsyë Enrike tashmë 42 vjecar nuk mori pjesë në martesën e së motrës, Anna Bojer me tenistin Fernando Verdasko.

Enrike Iglesias dhe Ana Kurnikova janë njohur në vitin 2001 gjatë xhirimeve të videos së këngës ‘Escape’ dhe që prej atij momenti janë lidhur për të mos u ndarë më, një lidhje që zgjat prej 16 vitesh. Herën e fundit që Enrike Iglesias dhe Asna Kurnikova u panë në publik ishte në nëntor të vitit 2016

Sfidanti.al