Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, e quajti ofenduese ofertën që ka dërguar Arsenali i Londrës për sulmuesin Karim Benzema. Media spanjolle bën të ditur se klubi i “topçinjve” i ka dërguar klubit “mbretëror” një ofertë prej 40 milionë sterlinash, për të siguruar shërbimet e Benzemas. Megjithatë, presidenti i Realit, Perez, i dha menjëherë një përgjigje negative kryesisë së Arsenalit, duke e konsideruar këtë ofertë si ofenduese.
Megjithëse ky sulmues francez nuk po luan kushedi çfarë gjatë këtij sezoni me bluzën e Realit, megjithatë, Perezi konsideron se Benzema është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe se vlera e tij është shumë më tepër sesa 40 milionë sterlina. Benzema luan me Realin e Madridit që nga viti 2009 dhe, pak kohë më parë, ai e vazhdoi kontratën deri më 2021.
Sfidanti.al