Ish-e dashura “gërric” Simeonen: Fliste vetëm për futbollin!

Në jetë duhet të kesh interesa të ngjashme, dëshira që të përputhen, dhe kjo krijon edhe dashurinë, edhe respektin reciprok. Duket se nuk ka qenë kështu në rastin e Diego Pablo Simeones dhe ish-të dashurës së tij, italianes Elizabeta Galimi. E njohur edhe si ish-prezantuese e emisionit “Sportitalia”, Elizabeta nuk ngurron të ngrejë në qiell të dashurin e saj të ri, shkrimtarin në moshë të re Alesandro Luçino, dhe të thumbojë të dashurin e vjetër, Simeonen.

“Le ta themi troç, – u shpreh ajo, – ne nuk na tërheq aq shumë trupi me muskuj të skalitur apo fakti se dikush është futbollist, por mendja (testa). Shkëndija me Alesandron u ndez sepse kishim interesa dhe pasione intelektuale të përbashkëta.Është kjo që e ushqen më shumë zjarrin sesa muskujt e dikujt që nuk shkonte përtej diskutimeve për futbollin”.

Kujdes, Elizabeta. “Çolo” ndoshta ishte 100 për qind futboll, por ti e dashurove, ishe në krah të një njeriu që ishte vetvetja edhe pse nuk ishte plotësisht si ty! Ndoshta, Elizabeta, fillimisht të tërhoqën muskujt e Simeones dhe fakti se ai ishte futbollist, edhe këtë duhet ta pranosh troç!

Sfidanti.al