Më mirë të thuhet i pëlqen më shumë apo ekskluzivisht kur ai vetë ndodhet në fushë dhe merr pjesë në ndeshje. i tillë, portieri i Barcelonës, Ter Shtegen, ndërsa i përgjigjet pyetjeve në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Pais”. “Nuk shoh shumë futboll kur jam në shtëpi, – thotë ai, – shoh vetëm ndonjë ndeshje shumë të mirë, ose kur luan ndonjë mik apo shok. Nuk e kam idenë sesi quhen lojtarët që janë në fushë dhe përpiqen të shënojnë gola. Shpesh më pyesin sesi i kanë emrat dhe nuk i di. Ndoshta është pak e rrallë, por unë kështu jam”.
Gjithsesi, ai e ndjen mjaft stadiumin që e ka si shtëpi, “Kamp Noun”. “Është i ndryshëm nga të tjerët, të lë përshtypje të veçanta, – shprehet gjermani, – është ndryshe nga stadiumet në Gjermani, ku njerëzit këndojnë më shumë dhe përqëndrohen tek ndeshja në tërësi. Në “Kamp Nou” jetojnë më shumë me detajet, ndjejnë më shumë aksione të caktuar dhe veprime të lojtarëve të caktuar”. Përsa i përket stadiumeve të tjerë, Ter Shtegeni vlerëson ata ku publiku mbështet shumë skuadrën si “San Paolon” e Napolit, që nuk është shumë modern, por ku publiku është i nxehtë, apo “San Mamesi” i Bilbaos.
Sfidanti.al