Sulmuesi francez i Atletikos së Madridit, Antuan Grizman, nuk i ngjan më vetes, duke i shokuar me imazhin e tij të ri bashkëlojtarët e vet, kur u bashkua me ata në Los Anxhelos, ku Atletiko po zhvillon përgatitjet verore, dhe duke konfirmuar, kështu, se ai do të vazhdojë që të luajë, edhe në sezonin e ardhshëm, me këtë klub madridas, por, sidoqoftë, në plan të parë, doli një moment jofutbollistik lidhur me këtë sulmues fantastik.
Sezonin e kaluar, Grizmani i rriti flokët dhe nisi që t’i mbajë ato të gjata, por luku që ai i ka dhënë vetes tëni, i habiti të gjithë bshkëlojtarët e tij që filluan t’i hidhnin atij romuze gjatë seancës stërvitore. Një lajm të tillë e dha i pari tabloidi (gazetë e ilustruar) madridas, “As”, që ndjek me vigjilencë të gjitha zhvillimet e fundit në Atletiko, madje edhe jashtë Spanjës, duke publikuar edhe fotografinë e këtij futbollisti me imazhin e ri që, tani, nuk i ngjan më atij të së kaluarës!