Tiki-taka tetovare, tregolësh i Ibraimit dhe Shkëndija zhduk Helsinkin

Shkëndija e Tetovës mundi 3-1 Helsinkin e Finlandës në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës, duke i krijuar vetes një epërsi të mirë për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në kryeqytetin finlandez, të enjten e ardshme. Ne fakt, në fillim, punët nuk i shkuan mirë ekipit tetovar, pasi Helsinki kaloi në avantazh në min. e 35-të me Jaloun, por, më pas, në skenë doli Besart Ibraimi që me lojën e tij të shkëlqyer i dha fitoren ekipit të vetë, duke shënuar tre gola, të parin me penallti në min. e 45-të, të dytin nga loja në min. e 59-të dhe katër minuta me vonë, përsëri nga pika e bardhë. Para penalltisë së dytë, Helsinki mbeti me një lojtar më pak, pasi një lojtar i tij doli me të kuqe. Po ashtu, duhet të theksohet se Shkëndija, në pjesën më të madhe të lojës, aplikoi një tiki-taka mjaft tërheqëse.

Sfidanti.al