More Toni Kros, kur u bëre ti që të flasësh kështu për Mesin?!

Le ta quajmë një batutë e aq, por edhe vetë e kupton se ia ka futur kot. Sesi mundet që Toni Kros të thotë për Lionel Mesin se “duhet të ketë b… që të luajë tek Reali”, kjo mbetet mister. Ndoshta mesfushori gjerman mund të kishte hedhur disa gota, dhe euforia të ketë bërë të vetën. Nuk besohet se Krosi mendon se ka shumë contribute sesa Mesi për të luajtur tek Reali apo diku tjetër, ndërsa argjentinasi mund të shkojë tek Mançester Siti, që e eleminoi këtë vit Madridit në Champions. Gjithsesi, gjermani pohoi se “nuk do të mërzitesha shumë nga largimi i tij, pasi Mesi ishte arma vdekësore e Barcelonës, nuk do të trishtohem, le të mos ankohemi”. Sergio Ramosi theksoi se është i mërzitur për largimin e mundshëm, pasi Mesi sipas tij rrit nivelin e ligës spanjolle.

Sfidanti.al