Ka marrë 6 lojtarë, nga të cilët katër me harxhe të mëdha, madje duke tejkaluar çdo gjë tjetër që ka ndodhur më herët. Çelsi i Londrës ka shpenzuar 230 milionë paundë stërlina këtë stinë deri tani për blerje lojtarësh, duke lënë pas ish-rekordin e Mançester Sitit që pagoi 223.8 milionë paundë stërlina në verën e 2017-ës. Roman Abramoviçi nuk kurseu asgjë, dhe siç tha Timo Verneri, “trajneri Frenk Lampard më garantoi se do të luftojmë për titull”. Siti i Guardiolës e bëri në 2017 duke dalë kampion, tani pritet që edhe Çelsi ta provojë. Blutë kanë marrë Vernerin për 53 milionë paundë (60 milionë euro), Çiluellin për 50 milionë paundë (55 milionë euro), Havercin (100 milionë euro) që pret të konfirmohet apo Zijeçin për 37 milionë paundë, që do të thotë rreth 42 milionë euro.
Sfidanti.al