Mjaft me spekulime, Ronaldo prezantoi publikisht të dashurën

Pas një numri spekulimesh dhe disa fotografive të paparacëve, futbollisti më i mirë i vitit 2016, Kristiano Ronaldo, në ceremoninë e organizuar, ditët e fundit, në Zyrih, nga FIFA, me rastin e shpalljes së futbollistit më të mirë të vitit 2016, fituesi i këtij titulli, vetë Ronaldo, prezantoi, për herë të parë, publikisht, të dashurën e tij të re.

Georgina Rodrigez, pas disa muajsh “argëtimi” me Ronaldon, tani, për herë të parë, edhe zyrtarisht, do të mbajë titullin si e dashura e futbollistit më të mirë të vitit të kaluar, sipas revistës “Frans Futboll”. Georgina doli në fotografi me Kristiano Ronaldon dhe të birin e tij, ndërkohë që, në ceremoninë solemne, në ekipin e Ronaldos bënin pjesë mamaja dhe motra e tij.

Sfidanti.al