Mesi prezantohet në gusht, do të jetë përballë Kristiano Ronaldos!

Në datën 2 të muajit të ardhshëm, pritet që ai të kthehet në stërvitje me Barcelonën. Në 8 është në program ndeshja e Trofeut “Gamper” ndaj Juventusit, dhe në “Kamp Nou” janë të vendosur që Lionel Mesi të prezantohet për nënshkrimin e kontratës së re në javën e parë të gushtit. Natyrisht, duhet të ndodhin disa gjëra në kryeqytetin e Katalonjës që Mesi të jetë i mundshëm për të firmosur, pra të largohen disa lojtarë e të bihet dakord për ulje rrogash nga yjet, sepse La Liga ka vendosur një tavan për pagat, që nuk mund të shkelet. Sidoqoftë, presidenti Laporta e ka dhënë fjalën e tij dhe deri në 7 gusht Mesi besohet se do të prezantohet, që një ditë më vonë, në 8, të jetë përballë Kristiano Ronaldos në “Kamp Nou”. Barçës i mbeten edhe 12 ditë për të zgjidhur problemet.

Sfidanti.al