Lionel Messi është në një dilemë të madhe në lidhje me firmosjen e kontratës më klubin katalanas dhe kjo ka detyruar presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu të shqetësohet dhe të nisë menjëherë kontaktet me babain e argjentinasit.
Sipas burimeve të tabloidit britanik “The Sun” së fundmi Josep Maria Bartomeu ka telefonuar babain e Lionel Messit për të gjetur një marrëveshje.
Arsyeja e mosfirmosjen nga ana e Messit mendohet të jetë për shkak të pagesës financiare e cila kërkohet të jetë unike prej 825 mijë sterlinash në javë.
Kjo është një shifër e ‘çmendur’ dhe pa përballueshme për Barcelonën e cila është duke u përpjekur për ta bindur Messin me mënyra të tjera.
Sipas raportimeve të medieve britanike pritet një takim i fundit mes tyre për të vendosur përfundimisht të ardhmen e argjentinasit i cili kohët e fundit është përfolur për një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’, shkruan Syri.net.
Ditë më parë “Marca” ka publikuar refuzimin të kontratës së Messit, një lajm i cili çdo ditë bëhet akoma edhe më i besueshëm pasi krerët e Barcelonës po vijojnë me këmbëngulje bisedimet me argjentinasin.
Së fundmi ishte presidenti i klubit katalanas, Bartomeu ai i cili qetësoi tifozët e Barcelonës duke thënë se Messi do të përfundojë karrierën në ‘Camp Nou’ por pa treguar asnjë veprim konkret.