Mjafton që në Angli të ndodh diçka dhe në lojë hyjnë menjëherë bastexhinjtë. Këtë rradhë në fakt ka ndodhur diçka jo e vogël, dehja në publik e Runit, i cili veç të tjerash është kapiteni i Anglisë. Tashmë në skedinë mund të gjeni me korficientin 11.00, mundësinë që Runit t’ia heqin shiritin e kapitenit të ekipit përfaqësues, brenda shkurtit 2017.
Ndërkohë që kuotat rriten ndjeshëm, 26.00, nëse zgjedh largimin e tij nga Tre Luanët, brenda kësaj periudhe. Dhe në fund, ekziston edhe një bast tjetër, i inspiruar ehe nga humori britanik. Nëse Runi kapet sërish duke pirë, këtë rardhë një birrë gjatë ndeshjes me Arsenalin në “Old Trafford”, mundësia e fitimit është 1 me 90.