Ka shënuar 612 gola në 699 sfida për “blaugranët” dhe tani është në prag të ndeshjes jubilare. Lionel Mesi do të ketë rast të festojë diçka tjetër në karrierën e tij yjore, dhe kjo do të ndodhë pikërisht përpara publikut të tij në “Kamp Nou”. Barcelona ndeshet me Dortmundin për Championsin, dhe i duhet fitorja, por padyshim i duhet të nderojë kapitenin dhe lojtarin më të mirë në historinë e saj.
Mesi debutoi me fanelën katalanase në 16 tetor 2004 në stadiumin “Montzhuik” të Barcelonës, në derbin ndaj Espanjolit në moshën 17-vjeçare, kur trajner ishte Frenk Rajkard. Sot është 32 vjeç dhe ka kontratë deri në 2021, por me shumë gjasë do ta rinovojë. Në 15 sezone ka fituar 34 tituj dhe synon edhe më shumë. Rekordmen i ndeshjeve me Barcelonën është Ksavi me 767.
Sfidanti.al