Breshia, shokon Celino: Baloteli? Është I zi, po punon për t’u qartësuar

Presidenti I Breshias, Masimo Celino e tepron në fjalën e tij përpara medias kur u pyet për cështjen e racizmit ndaj Mario Balotelit teksa lëshoi një batutë aspak të këndshme për sulmuesin italian.

‘Cfarë duhet t’ju them për të? Është I zi, por po punon për t’u qartësuar dhe ka shumë vështirësi-ishin fjalët e Celinos që habiti të gjithë-Mario ndoshta I jep më shumë rëndësi rrjeteve sociale sesa vlerave të tij si sportist. Nuk e mora atë për abonimet, po bëhet një pikë e dobët për shkak të super ekspozimit’

Ndërkaq vetë klubi I Brescias ka dalë me një komunikatë për shtyp teksa ka deklaruar se fjalët e Celinos në mënyrë paradoksale janë keqkuptuar

‘Përsa u përket deklaratave të bëra nga presidenti Masimo Celino për futbollistin tonë Mario Baloteli, Brescia Calcio kërkon të sqarojë se bëhet fjalë për një batutë në kufirin e paradoksit që është keqkuptuar pasi u bë në tentativë për të cdramatizuar një ekspozicion mediatik të ekzagjeruar dhe me synimin për të mbrojtur vetë futbollistin’.

Sfidanti.al