“Ligji” i Mesit, superylli kalon çdo “barrierë” për Barcelonën

Alaveshi nuk mund të kritikohet për humbjen 0-3 në “Kamp Nou”. Skuadra modeste u mbajt shumë mirë përballë Barçës, duke qenë simbol i rregullit dhe i disiplinës, aq say jet që kishte përballë u dukën krejt normalë. As edhe hyrja në lojë e Kutinjos pas pushimit nuk ndryshoi gjë, veçse trajneri mik Abelarde nuk kishte parashikuar thjesht një “detaj”.

Këmbën e majtë të Lionel Mesit. Ishte kapiteni i ri, dhe legjenda e vjetër, e katalanasve që zgjidhi ndeshjen e parë, tepër të vështirë, të La Ligës, me dy goditje dënimi mjeshtërore. E majta e tij, fillimisht, e kaloi topin nën barrierën e lojtarëve të Alaveshin drejt e në rrjetë (63’), dhe pastaj e kalibroi mbi mur për ta dërguar në trekëndëshin e portës së portierit të mahnitshëm Paçeko.

“Ligji” i Mesit shkruan “Marka”, një ligj si i fizikës që i jep zgjidhje gjithçkaje. Barcelona e nisi sërish me fitore kampionatin, turneun që e ka bërë si ta kishte “privat”, pasi me Mesin e ka fituar 9 herë, dhe argjentinasi po synon titullin e 10-të. Ai ka 385 gola në La Liga në 419 ndeshje të luajtura, një rekordmen i vërtetë.

Sfidanti.al