Një klub turk shiti 18 futbollistë dhe bleu 10 dhi që ta zhvillojë futbollin!

Klubi “Gulshpor” i një lige të ulet të futbollit turk vendosi që të shesë 18 futbollistë të rinj, që të mblidhte para dhe të blinte 10 dhi. Sikurse bën të ditur media turke, klubi në fjalë nga shitja e lojtarëve fitoi 2500 dollarë, me të cilat bleu 10 dhi, nga shitja e qumshtit të të cilave klubi i mësipërm shpreson të fitojë edhe 830 dollarë të tjerë.
Presidenti i klubit, Kenan Bujuklebleb, tha me këtë rast se kjo shitblerje sipas relacionit lojtarë-dhi u bë, me qëllim që të përmirësohet gjendja financiare e klubit.
“Tani, ne do të kemi më shumë të ardhura. Ne po punojmë që të zhvillojmë klubin tonë dhe, po ashtu, ndihmojmë edhe zhvillimin ekonomik të shtetit tonë”, tha Kenani.
Sfidanti.al