Reali i Madridit nuk arriti që të fitojë trofeun e parë në sezonin e ri, pasi ai humbi 2-4 ndaj Atletikos së Madridit që fitoi Supërkupën e UEFA-s. Shumëkush nisi ta justifikonte humbjen e Realit me largimin e trajnerit Zinedin Zidane dhe futbollistit më të mirë të tij, Kristiano Ronaldo. Por, një mendim të tillë nuk e ka një nga futbollistët më luftarakë të “galaktikasve”, Kasemiro, që mbas humbjes në Talin vuri në dukje:
“Sigurisht që neve nuk na vjen mirë që nuk arritëm ta fitonim Superkupën, por ky është vetëm fillimi. Ne kemi besim te trajneri ynë dhe ne nuk kërkojmë justifikime, sepse në humbasim dhe fitojmë bashkë”, tha futbollisti brazilian, duke shtuar më tej:
“Sigurisht që neve na mungon Ronaldo, por ai tanimë i përket së kaluarës. Duhet të pranohet se ai do t’i mungonte çdo klubi në botë. Nuk mund të thuhet se kemi një ekip më të mirë ose më të keq mbi bazën e vetëm një rezultati”, tha Kasemiro.
Sfidanti.al