Sezoni veror i transferimeve përfundoi dje në Itali dhe një dilemë u shmang – Sergej Milinkoviç-Saviç (SMS) përfundimisht nuk do të shkojë te Milani. Lacio, gjatë të gjithë verës, kërkoi mbi 100 milionë euro për futbollistin as serb, ndërsa ditët e fundit doli lajmi se pronari i Lacios, Lolito, kishte pranuar ta huazonte atë te Milani për 40 milionë euro me opsionin e detyruar që vitin tjetër klubi milanez të paguante edhe 80 milionë euro të tjera që ta merrte përfundimisht SMS-në.
Sidoqoftë, sot doli se bëhej fjalë vetëm për spekulime, pasi drejtori i ri sportiv i Milanit, Leonardo, zbuloi se klubi “kuqezi” nuk kishte dërguar asnjë ofertë për mefshorin e Lacios.
“Ne nuk kemi dërguar asnjë ofertë, madje, as që kemi biseduar me Lacion për Milinkoviç-Saviçin. Në fakt, ne biseduam një herë më agjentin e tij, Matea Kezhman, por menjëherë u bë e qartë se nuk ka asnjë shans që të realizohet ky transferim, kështu që ne as që e morëm mundimin të hynim në bisedime”, tha Leonardo.
Sfidanti.al