Ronaldo nuk mund ta fitojë Championsin , ai s’mund të luajë vetëm!

Ish-futbollisti i Interit Uesli Shnajder konsideron se Juventusi nuk do të mund ta fitojë Ligën e Kampioneve, megjithëse me këtë klub torinez u bashkua gjatë verës Kristiano Ronado dhe tani shumëkush e konsideron Juven si favorit kryesor për fitimin e kësaj Lige. Por, futbollisti i lartpërmendur holandez me shumë përvojë thotë se as futbollisti portugez nuk do të mund ta ndihmojë “zonjën e vjetër” që kjo e fundit ta realizojë këtë synim.
“Kam mendimin se Juventusi nuk do të ta fitojë Ligën e Kampioneve. Juventusi është një ekip shumë i mirë, por ka ekipe edhe më të fortë sesa ai dhe Ronaldo nuk ka se çfarë të bëjë vetëm. Ai është një lojtar i madh dhe një profesionist i vërtetë, por si fillim ai duhet t’i përshtatet futbollit italian”, vuri në dukje Shnajderi.
Sfidanti.al