Futbollisti nga Bregu i Fildishtë, Zhervinjo (31 vjeç), mbas tre sezoneve të kaluar në klubin kinez, Hebei, vendosi që të kthehet në Serinë A. Ka lajme se ai ka rënë dakord që të luajë gjatë tre viteve të ardhshëm me Parmën e sapokthyer në Serinë A, se ditët e ardhshme ai do t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore në këtë klub dhe se, më pas, ai do të nënshkruajë edhe kontratën.
Parma do ta marrë Zhervinjon si lojtar të lirë, ndërkohë që në Kinë ai fitonte nëntë milionë euro për sezon plus bonuset shtesë, kurse te Parma ai nuk do të fitojë më shumë se 1 milion euro në vit.
Thuhet se Zhervinjo e ka pranuar pagën e mësipërme vetëm që të kthehet në Itali, ku ai ka luajtur gjatë viteve 2013-2016 me Romën, për të cilën ka shënuar 17 gola në 71 ndeshje.
Sfidanti.al