Kristiano Ronaldo tanimë jo vetem ka ikur nga “Santiago Bernabeu” por luajti për Juventusin, dhe tani kanë mbetur vetëm kujtimet e bukura të lavdishme të futbollistit portugez në klubin “mbretëror”. Dhe tani trajnerit të ri të Realit, Hulen Lopetegi, do t’i duhet të bëjë rotacionin e duhur në ekip. Gazeta “Marka” shkruan se dilema e parë e Lopetegit ka lidhje me kthimin nga leja te Luka Modriçit që shumë shpejt do të jetë në gjendje që të luajë 90 minuta të plota dhe që do të thotë se një nga futbollistët që e ka zhvilluar të plotë fazën përgatitore dhe ka qenë në formacionin e parë gjatë ndeshjeve të fundit të kontrollit, do të duhet të ulet në stolin e rezervave.
Një pyetje për një milion dollarë – kush do të jetë ai? Kasemiro, Toni Kros, Isko, Asensio, Garet Bejli apo Karim Benzema? Të gjithë këta janë lojtarë të rrezikshëm dhe asnjeri prej tyre nuk do që “t’i hahet” qoftë edhe një minutë loje.
Luka Modriçi u shpall lojtari më i mirë i Botërorit të fundit të Rusisë, kështu që ai është koduar 100 për qind për formacionin e parë, por kuriozitet ngjall pyetja se cili nga emrat e mësipërm do të dalë “tepricë”!
Sfidanti.al