Po qanit hallin e Ferhan Hasanit se do kthehej? “Telebingo” në Arabi…

Futbollisti i deridjeshëm i Shkëndijes së Tetovës, Ferhan Hasani, ka nënshkruar ditët e fundit një kontratë me klubin Al Read të Arabisë Sauditë, ku ai do të fitojë 1 200 000 euro në vit.
Mbas përfundimit të sezonit të kaluar, Hasani u largua nga klubi tetovar i Shkëndijës, por ai nuk e pati të lehtë që të gjente një klub të ri, madje, u spekulua se ai mund të kthehej përsëri në Tetovë.
Sidoqoftë, mbasi ai nuk arriti që të angazhohej me ndonjë klub evropian, ai e gjeti fatin e tij në Arabinë Saudite, te klubi Al Read.
Sfidanti.al