Trajneri i Brazilit, Tite bën diçka që nuk kishte ndodhur për 100 vite!

Përfaqësuesja e Brazilit do të luajë me homologet e SHBA-së e të Salvadorit në shtator dhe trajneri i saj, Tite, përfshiu në listën e lojtarëve të thirrur për këto dy ndeshje debutuesin Andreas Pereira që luan si mesfushor me Mançester Junajtidin. Kështu, Pereira është lojtari i parë që thirret në përfaqësuese mbas 100 vitesh që ka shtetësi braziliane, por që nuk ka lindur në Brazil.
Në fakt, prindërit e tij janë brazilianë, por që jetojnë në Dufel të Belgjikës, ku edhe ka lindur Andreasi. Ai ka luajtur me përfaqësueset e të rinjve të Belgjikës deri më 2015, por, me vonë, ai kërkoi nga FIFA ndërrimin e shtetësisë sportive që të luante me Brazilin.
Raste të tilla në Brazil ka pasur tre dhe të gjithë gjatë viteve 1914-1918.
Sfidanti.alЕшалер