Vetëm përpara pak dtësh media spabnjolle bëri të ditur se kutinjo dhe Liverpuli kanë arritur një marrëveshja sipas së cilës skuadra e The Reds e lejon futbollistin të largohet në muajin janar dhe se trajneri Jurgen Klop tashmë është në dijeni të këtij pakti.
Nuk kaloi shumë dhe Liverpuli shfaqi sërish një pretendim për kartonin e futbollistit 150 milionë Euro, një shifër kjo që mbetet ende e lartë, por të paktën ka rënë me 50 milionë nga kërkesa që anglezët bënë në ditën e fundit të merkatos së transferimeve të muajve të verës.
Atë ditë, drejtuesit e Liverpulit që refuzonin të nisnin bisedimet me ata të Barcelonës, kërkuan plot 200 milionë Euro për Kutinjon, një pretendim ky që u refuzua menjëherë nga kataklanasit. Por edhe shiofra prej 150 milionë Eurosh është ende larg ofertës së Barcelonës për Kutinjon që është prej 110 milionë Euro, 80 milionë për kartonin së bashku me 30 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve. Por mesa duket gjasat janë që palët të afrohen me njëra tjetrën dhe Barcelona të arrijë më në fund të sjellë në skuadër elementin aq të kërkuar nga trajneri Valverde që pritet të rrisë spektaklin e skuadrës blaugrana.
Sfidanti.al