Pere Gratacos, i cili tha se Lionel Messi nuk do të ishte kaq i mirë pa ndihmën e bashkëlojtarëve, është shkarkuar nga Barcelona.
Barcelona ka shkarkuar drejtorin, Pere Gratacos, i cili gjatë ditës tha se Leo Messi nuk do të ishte kaq i mirë pa ndihmën e bashkëlojtarëve të tij, shkruan “Goal.com”.
“Messi nuk do të ishte kaq i mirë pa Piquen, Iniestan, Neymarin e lojtarët tjerë, por ai është më i miri”, ky ishte komenti i Gratacos.
Barcelona ka marr ndërmarrë veprim të shpejtë, ndërsa thotë se, “këto mendime nuk përkojnë me ato të klubit”