Kur vlerëson “ish-armikun”, Luis Enrike fjalë të mëdha për Ramosin!

Është historia e përhershme e njerëzve, që jeta i vendos në mënyrë fatale që të përleshen (qoftë edhe pa viktima, si në futboll), por që do të kishin qenë miq në kushte të tjera. Kështu i takoi edhe Luis Enrikes, ish-lojtar dhe ish-trajner i Barcelonës, me Sergio Ramosin, ish-lojtar i Seviljes, dhe sidomos i shquar si kapiten i Realit dhe i Spanjës. Që kur Luis Enrike u bë trajneri i “Furive të kuqe”, ai e njohur nga afër mbrojtësin e qendrës dhe bëri vlerësimin nga një pozicion tjetër.

“Raporti im me Ramosin është shumë i mirë, ashtu si me 99 për qind të lojtarëve të tjerë, – u shpreh ai, – Sergio është kapiteni. Më parë e njihja vetëm nga fjalët e të tjerëve, dhe sepse e kisha pasur kundërshtar. Kur e njoha, u habita në mënyrë pozitive. Në fund të fundit, ai ka edhe rekordin e ndeshjeve me kombëtaren. Më habitën cilësitë e tij prej udhëheqësi, si dhe cilësirë njerëzore”. Një raport që të kujton një histori nga Lufta e Dytë Botërore, kur një gjeneral gjerman organizoi një varrim me të gjitha nderet ushtarake për kundërshtarin e tij, një gjeneral sovjetik, dhe në përfundim të ceremonisë u tha ushtarëve të tij: “Luftoni për Gjermaninë, ashtu si gjenerali Jefremov luftoi për Rusinë”.

Sfidanti.al