Kros, Modriç e Bejl, Reali shkon për “mjekim” në prag të El Klasikos

Gjermani ishte që më parë i “shtruar”, por pas tij erdhën edhe dy lajme të këqija. Luka Modriç e Garet Bejl morën goditje të forta në ndeshjet e kombëtareve të tyre, ndërsa duhen 2 javë deri sa të vijë “El Klasiko” ndaj Barcelonës. Modriç u dëmtua në ndeshjen që Kroacia barazoi me Uellsin në Kardif, dhe u detyrua të zëvendësohej. Njëri nga ndihmësit e Zllatko Daliçit, Nikola Jerkan, u shpreh se “Luka mori goditje të fortë, por besohet se nuk do ta mbajë gjatë larg fushës”. Gjithsesi, Modriç ishte dëmtuar edhe më parë dhe qendroi 16 ditë pushim.

Goditje, por pak më e lehtë edhe për Garet Bejlin, në të njëjtën ndeshje. Uellsiani vazhdoi lojën, por dëmtimi mund ta pengojë. Trajneri Zidan ka edhe gjermanin Toni Kros të ndaluar, kur duhen edhe 10 ditë nga ndeshja ndaj Gallatasarajit në Champions, dhe dy javë deri në “El Klasiko”.

Sfidanti.al