Vacke flet për Uli Hënesin: Kishim shumë njohje, por s’del për shoqëri

Nëse i dyti njihet si arkitekti i Bajernit modern, i pari vlerësohet si shpëtimtari i Dortmundit. Flasim për Uli Hënesin dhe Hans-Joakim Vacken, të dy shefa të mëdhenj në klubet e tyre. Shefi i Dortmundit thotë se e respekton shumë presidentin bavarez, se e vlerëson punën e tij, dhe se ka mjaft njohje me të, por e gjitha kjo nuk mjaftoi për të krijuar shoqëri. “Ndoshta secili prej nesh u mor me klubin e tij, dhe kjo nuk na lejoi mundësi, – tregon Vacke, – që të dy kemi natyrë shumë miqësore, por ne nuk ishim pranë njëri-tjetritt. Nuk do të jetë e mjaftueshme për një shoqëri apo miqësi mes nesh”.

Dihet mirë se Bajerni i Hënesit është superfuqi e Europës, por edhe Dortmundi i Vackes nuk bie aspak poshtë. Shefi e gjeti me 122 milionë euro borxhe, duke arritur ta shpëtojë, ndërsa tani bilancet janë të shkëlqyera, me gjetjen lirë të talenteve dhe shitjen e tyre shtrenjtë. Vacke bën shaka, ndërsa flet për shlyerjen e detyrimeve. “Me Bajernin kemi marrëdhënie të mira, por nuk kam ndërmend t’i kërkoj asnjë euro, – tha ai, – më mirë lyp euro poshtë urës në Dortmund sesa të trokas tek Bajerni”.

Sfidanti.al