Kritikë e hapur e Rakitiçit: Gjëra të tilla s’duhet të ndodhin..Valverde!

Pjesëtari i përfaqësueses kroate, Ivan Rakitiç, bëri një kritikë publike në adresë të trajnerit të vet te Barcelona, Ernesto Valverde, të cilin e fajësoi se ai gjithnjë përsërit të njëjtin gabim. Në ndeshjen me Seviljen, futbollisti më i mirë i Barcelonës, Lionel Mesi, u shtri në fushën e lojës në min. e 16-të, ndërsa u zëvendësua 10 minuta me vonë, megjithëse ai i dërgoi shenja të qarta stolit të drejtimit të vet se ai nuk mund të vazhdonte të luante.
Rakitiçi konsideron se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin, për më tepër të përsëriten, sepse e keqësojnë më shumë gjendjen.
“Në të ardhmen zëvendësimi duhet të bëhet shumë më shpejt. Ne duhet të jemi gati që të bëjmë zëvendesime të shpejta, kur futbollisti i dëmtuar nuk mund të luajë më. Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla si në ndeshjen me Seviljen, sepse ne ishim të detyruar të luanim njëfarë kohe me një lojtar mangët”, vuri në dukje mesfushori kroat i Barcelonës.
Sa për kujtesë, Mesi u shtri i dëmtuar në fushë fiks në min. 15:50, kurse Valverde e nxori për nxemje Dembelen në 18:05! Dhe trajneri i Barcelonës e futi në lojë Dembelen, kur semafori tregonte min. 25:47, dmth. pothuajse 10 minuta me vonesë.
Sfidanti.al