Rritet optimizmi per Niki Laudan. Presidenti i Nderit i Mercedes, pas 3 muash, ka lene spitalin e Vjenes per te vijuar kuren ne banesen e tij pas trampiantit ne mushkeri qe iu nenshtrua ne muajin gusht.
Sipas buletinit te stafit mjekesor te Spitalit, Lauda eshte ne gjendje te mire por theksoi se ai do t’i duhet te kryeje nje rehabilitim mjekesor intensiv per disa jave. Mjeket e spitalit te Vjenes thane gjithashtu dhe se gjendja e Laudas do te monitorohet nga i njejti ekip mjekesh qe e operoi.
Niki Luada qe ne 1976 i mbijetoi mrekullisht nje aksidenti te rende ne Gjermani, nuk eshte pare ne bokset e mercedes qe nga mesi i korrikut. Pikerisht qe nga incidenti i 42 viteve me pare, Niki Lauda ka pasur probleme me frymemarrje. Ne 1997 dhe 2005 Lauda iu nenshtrua edhe dy trampianteve te tjera ne veshka.
Austriaku Niki Lauda e ka fituar 3 here titullin boteror ne Formula 1, ne 1975, 1977 dhe 1984.
Sfidanti.al